Në Prizren u mbajt Edicioni i III-të e Garës së Shigjetarisë Tradicionale “Kupa e Kosovës”🏹🎯
Në garën e organizuar nga Klubi i Shigjetarisë Tradicionale të Prizrenit me mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe Institutit Yunus Emre morën pjesë mbi 100 shigjetarë nga Prishtina, Prizreni, Mamusha dhe Mitrovica.
Në Prizren u mbajt Edicioni i III-të e Garës së Shigjetarisë Tradicionale “Kupa e Kosovës”🏹🎯
Koordinatori i Instituteve Yunus Emre në Kosovë z. Ramazan Yılmaz, në fjalimin e tij përshëndetëse tha se “shigjetaria traicionale, si sporti ynë stërgjyshër, edhe pse konsiderohet si një sport i vështirë, kjo po ndihmon që tek të rinjtë të zhvillohet ekuilibri, motivimi dhe vetëbesimi. Ndihemi tejet krenar kur shohim se të rinjtë dhe të rejat tanë të cilët janë në moshë zhvillimi ia kanë kushtuar zemrën këtij sporti”.
Ai shori se “është një burim krenarie që Shigjetarët tanë të cilët rrugëtimin e tyre filluan me hakr tradicional, po shfaqin gjithashtu sukses të jashtëzakonshëm edhe në shigjetarinë moderne”.
Në kategorinë e meshkujve 17+ Raes Zogaj fitoi 🏆vendin e parë, Furkan Drvenica🥈 vendin e dytë dhe Egzon Gashi🥉 vendin e tretë, në kategorinë 13-14 vjeç Ahmet Şala fitoi 🏆vendin e parë, Yasin Mazrek 🥈vendin e dytë dhe Enis Mazrek vendin🥉 e tretë. Ndërsa në kategorinë 10-12 vjeç, Aid Tërnava 🏆fitoi vendin e parë, Sharr Demiri vendin🥈 e dytë dhe Ammar Zurnaci vendin🥉 e tretë.
Në kategorinë e vajzave 13-14 vjeç vendin e parë🏆 e fitoi Menesa Morina me shigjetën e artë, Firdes Krüezi🥈 vendin e dytë dhe Dhurata Ibrahimi🥉 vendin e tretë. Në kategorinë e vajzave 10-12 vjeç Eda Elşani fitoi 🏆vendin e parë, Yağmur Taç vendin🥈 e dytë dhe Sema Torbani🥉 vendin e tretë.
Në fund të eliminimeve sfiduese shigjetarëve të suksesshëm u dhanë medalje dhe kupa. Programi u përmbyll me një foto familjare.