Me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Lidhja e Vëzhguesëve Rinia e Kosovës sëbashku me Klubin e Shigjetarisë Tradicionale organizoi
një vizitë në Kompleksin Memorial në Prekaz, ku u vizitua edhe Shtëpia e Familjes Jashari,Muzeu dhe lapidari i Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Ky aktivitet u organizua për të vetëdijesuar të rinjtë më shumë për historinë e Kosovës. Gjatë aktivitetit të rinjët dhe të rejat patën rastin
të dëgjojnë nga ciceroni për Historinë e Luftës së UÇK-së dhe jetën e Adem Jasharit.
Ne si të rinjë jemi rritur me kujtimin për sakrificën e familjes Jashari.Shpresojmë dhe besojmë se historia do të vlerësoj lartë dhe në formën më të mire
veprën e madhe të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.
Ne si Lidhja e Vëzhguesëve Rinia e Kosovës dhe
Klubi i Shigjetarisë Tradicionale falënderojmë Komunën e Prizrenit posaqërisht Nënkryetarin e Kuvendit Komunal të Prizrenit zt. Kujtim Gashi
dhe Institutin Junus Emre në Prizren për mbështetjen që kanë dhënë në organizmin e këtij aktiviteti.